- June 17, 2022
- Yllka Hoxha
- 0
Pse duhet me qasë biznesin tuaj në Instagram?
S’po ja nisim tash me ato statistikat që veç i dini për Instagramin që ka 2 milliardë përdorues aktiv në muaj ku prej tyre gjysma ndjekin biznese. Që do të thotë edhe biznesi juaj mund të jetë në listë. Suksesi në Instagram matet me pëlqime ose ndryshe siç e dijmë ne me likes, komentet dhe shpërndarjet e përmbajtjes që ju ndihmojnë më shumë në përhapjen e biznesit tuaj.
1. Bizneset fitojnë paranë direkte
Instagrami mundet me leju cdo biznes me postu përmbajtje komerciale ku mundeni me shtu edhe cmimin direkt në foto dhe butonin “Blini tani”.
Pasi bota ka fillu me ble gjithcka online, Instagrami e ka parë të arsyeshme me investu në gjëra te vogla si kto opsione, qe te gjithë me pas më te lehtë qasjen me blerjet. Për më tepër, 72% e përdoruesve të Instagram-it raportojnë se marrin vendime për blerje bazuar në diçka që kanë parë duke bo scroll.
Pra nese ende nuk jeni ne dijeni qe biznesit tuaj ju nevoitet Instagrami atëherë jeni duke humbur shume.
2. Hashtags janë çelësi i suksesit:
Në qoftë se jeni ndonjë biznes i vogël ju mund të veçoheni nga bizneset me renome duke i përdorur Hashtags të veçant për vete.
Hashtags janë fjalë kyçe që përmbledhin te gjithë përmbajten tuaj në postim të Instagramit. # ShareaCoke nga Coca-Cola dhe # MyCalvins nga Calvin Klein janë bërë gurëthemel të kulturës pop, duke i bërë këto kompani më të njohura.
Mos përdorni hashtags të tepërt
Përdorimi i shumë hashtags të njohura mund t’ju sjellë shumë pëlqime nga përdoruesit e tjerë qe juve nuk ju nevoiten.
Eksperimentoni me hashtags:
Është gjithashtu e zgjuar të krijoni një hashtag të personalizuar për biznesin tuaj.
3. Influencerat në Instagram
Në fakt, 71% e njerëzve të anketuar e lidhin fort Instagramin me influencuesit dhe të famshëmshmit që ndjekin. Një influencues i njohur mund të përhapë biznesit tuaj te miliona ndjekës në Instagram me disa postime.
Por kujdes nga ‘ndikuesi’ i padëshiruar, jo të gjitha llogaritë dhe ndjekësit e tyre janë real! Pra mendoni shumë mirë para se bashkëpunoni me ndonjë infleuncer sepse ndonjëherë jo gjithcka është reale në Instagram.
4. Kreativiteti duhet me qenë në nivel
Çdo biznes në Instagram e di se pëlqimet, komentet dhe shpërndarjet janë si një formë monedhe në Instagram. Sa më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje qe keni aq më shumë keni punë me shitje.
Algoritmet e Instagram-it fokusohen në të gjitha këto arsye, por me i mrri të gjitha këto duhet me qenë më se kreativ. Me qenë një staf që nuk priton me punu, me kthy mesazhet, me postu, mos mu frigu.
Rreshti juaj i parë në titull është ai që tërheq vëmendjen e njerëzve dhe ata vendosin nëse lexojnë më shumë apo jo.
5. Interaksioni me klietntët tuaj
Përgjigjuni komenteve të ndjekësve, ndërveprimi me klientët dhe ndjekësit është i rëndësishëm dhe tregon se po i kushtoni vëmendje dhe po kujdeseni për ata. Gjasat më të mëdha janë që ata të vazhdojnë me ndjekë faqen tuaj dhe të fillojnë blerjet në bisnesin tuaj. Po edhe nëse një klient poston një foto të produktit tuaj, ripostojeni mënjëherë produktin dhe klientin tuaj.
#happyweekend 🙂