TikTok-u dhe përdorimi i tij.

TikTok-u, aplikacioni që tash më çdo kush ka njohuri për të, po besojmë që edhe ti je një përdorues i këtij aplikacioni kaq të përdorur n’botë.

Gjithçka ka fillu vite më parë kur ky aplikacion u kriju nga një firmë kineze e quajtur “Byte Dance”. TikTok-u është një aplikacion që ju lejon te krijoni video t’shkurta me vendosje të humorit, muzikës, fitnesit, udhëtimeve, hobit, ushqimit, kërcimit, etj.

Ne qoftë se nuk e ke dituar sllogani i Tik Tok-ut është “make your day” që u tregon përdoruesve po ashtu edhe ty me shiju ditën tuaj me preferencat e tua.

Mundësia ma e mirë që ky aplikacion sjell është se ju mund të “edukoni vet algoritmin tuaj” pra më ndryshe mund të zgjedhni vet se çka dëshironi të shihni.

Qysh u rrit Tik Tok-u?

Misteri i vërtet tash më është Tik Tok-u sepse në qoftë se nuk e ke dit është aplikacion që morri hapat madhor brenda natës. Për këtë fakt ka shumë arsye që rezulton si aplikacioni më i përdorur bile bile ka kaluar edhe Facebook-un me 1 miliard përdorues.

Shumica e përdoruesve janë të rinjë, është i lehtë për mu përdor, më interesantja është që ka veçori varesie, besojmë që pajtohesh edhe ti me këtë fakt.

Por Tik Tok-u nuk po ndalon duke marr hapa të tjerë edhe ne industrin e marketingut dixhital, një pjesë e madhe e menaxherëve të marketingut në botë janë fokusuar në rekalmimin e bizneseve po në këtë aplikacion. Tashmë edhe ti e kupton që gjithçka po rrotullohet rreth njohjeve të bizneseve për blerje apo shitje të produkteve. Tik Tok-u po na ndihmonë të menaxhojmë më mirë bizneset që të kryejn punën e tyre mirë dhe te kenë rezultate të shpejta.

Në qoftëse ti je ndonjë pronar i biznesit, me siguri po pyet veten a ja vlen të përdoret Tik Tok-u për strategji të marketingut? Ama besoni që ja vlen.

Çfarë është TikTok-u për biznes?

TikTok-u për biznes është rrjet social gjithëpërfshirës për biznese që i lejon me bo reklama n’TikTok. Ty si biznes t’ndihmon me bo reklama(lirë e mirë :)), me përcaku buxhet t’reklamave, me analizu e me gjet audiencën që i duhet biznesit tënd.

Llojet e reklamave në TikTok:

Reklamat TopView

Reklamat TopView n’TikTok janë video që shfaqen veq një herë n’ditë, menjëherë pasi ti si përdorues hap aplikacionin për herë t’parë.

Reklamat In-Feed

Reklamat In-Feed janë video që  algoritmi i Tiktokut beson se janë me interes për ty bazuar në aktivitetin tënd n’aplikacion.

Hashtags të brendit.

Hashtags me brendin tënd(p.sh Nike – #justdoit) janë reklama që bizneset i përdorin për me i frymëzu “TikTokers” për me kriju përmbajtje me një hashtag të lidhur me brendin(p.sh #justdoit përdoret nga personat që bojn video në fitnes ose që krijojnë video motivuese).

Marrja e brendit

Marrja e markave është format i reklamës që mund të përfshijë TopView, In-Feed dhe Hashtags t’brendit, krejt kto përnjëher. Reklama munet me kon video, gif ose foto statike. TikTok ofron këtë reklam për vetëm një biznes në ditë, dhe kushton rreth 50,000 USD në ditë.

Efektet e brendit

Reklamat e efekteve t’brendit përdorin 2D, 3D ose AR për me i shtu imazhe produkteve tua në videot e TikTokut. Kompanitë zakonisht krijojnë filtera me produktet ose shërbimet e tyre që TikTokers me mujt me kriju video me to. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *